Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Besa, mbart në vetvete edhe një ndryshim rrënjësor në futbollin evropian që doli pikërisht nga ky takim.

28 vjet më parë këto dy skuadra do të “përplasin brirët” në finalen e parë absolute mes tyre në një kompeticion të rëndësishëm në Shqipëri.

Takimi i parë në Kavajë kishte përfunduar 2-0 për vendësit dhe po aq përfundoi edhe ndeshja e kthimit në Shkodër. Vendësit arritën të kthenin gjithçka falë dy penalltive të kthyera në gol nga Ramazan Rragami.

Kështu, takimi shkoi në shtesë dhe më pas sërish te pika e bardhë e 11-metërshave. Për Vllazninë, te pika e bardhë u afrua për pesë herë radhazi sërish Ramazan Rragami, duke shënuar që të pesta goditjet e bëra.

Ndërsa nga ana tjetër, kavajasit arritën të shënonin vetëm tri penallti, nga të cilat e fundit nuk u gjuajt fare (për shkak e nuk vlente më) dhe njëra prej tyre u prit mjeshtërisht nga ish-legjenda e portës kuqeblu, Paulin Ndoja.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin botëror që një lojtar të gjuante të gjitha penalltitë (atëherë nuk ekzistonte rregulli që një lojtar duhet të gjuajë vetëm një penallti) dhe ky fakt bëri aq bujë, sa UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e gjuajtjes së penalltive nga i njëjti person.

Deri në atë vit, kur ndeshja shkonte drejt penalltive, ishte rregull që 5 penalltitë e një ekipi i gjuante vetëm një lojtar. Rragami me saktësinë e tij bëri që gjërat të ndryshojnë.

Rregulli i ri që u vendos më pas nga institucioni i futbollit evropian, bëri që 11-metërshat të ekzekutoheshin nga pesë futbollistë të ndryshëm (bëhet fjalë vetëm për penalltitë pas kohës së rregullt dhe shtesës, jo penalltitë gjatë lojës, të cilat mund të gjuhen edhe sot nga i njëjti lojtar).

www.shkodrasport.com

Ramazan Rragami, Xhevdet Shaqiri, Zyhdi Barbullushi

Esat Rakiqi, Xhaf Kraja, Ramazan Rragami

Esat Rakiqi, Ramazan Rragami

Vllaznia 1975