Opinion/ Teuta dhe Vllaznia në alarm për mbijetesën, vit i ri me “halle” të vjetra

Java e 17-të e Kategorisë Superiore dha një verdikt aspak të kënaqshëm për Vllazninë dhe Teutën, dy prej skuadrave më të njohura të futbollit shqiptar, që edhe një herë konfirmuan se momenti që po kalojnë nuk është aspak pozitiv. Në betejën e mbijetesës, shkodranët dhe durrsakët dhanë sinjale shqetësuese jo vetëm për shkak të rezultateve, por edhe për lojën e treguar në fushën e blertë. Në “Niko Dovana”, Teuta e riformatuar, por me sa duket jo mjaftueshëm, u ndal në një barazim rokambolesk 2-2 nga Lushnja e vendit të fundit.

“Lagunarët” u kanë rrëmbyer 4 pikë në këtë sezon “Djemve të Detit”, që mund ta vuajnë shumë hapin fals të hedhur në shtëpi. Një avantazh i fituar me këmbëngulje, por i shpërdoruar në pjesën e dytë dhe 2 pikë të humbura. Teuta nuk ka një busull referimi në majën e sulmit dhe këtë e pranoi edhe trajneri Stavri Nica.

Është pikërisht mungesa e njeriut gol që mund të peshojë në sezonin e Teutës që këtë sezon me shumë mundësi do ta diskutojë drejtëpërdrejt me Vllazninë mbijetesën. Janë pikërisht shodranët skuadra tjetër që vazhdon të shfaqë simptomat e pjesës së parë të sezonit. Me ndryshime të mëdha, por pa force, u shfaq Vllaznia në “Loro Boriçi”, ku ai gol shprese nuk e karikoi aspak skuadrën e Gjokës për të tentuar gjithçka për gjithçka.

Kampionët dominuan në çdo aspekt, duke nxjerrë në pah pafuqinë e Vllaznisë për të bërë më shumë. Diferencat në cilësi mes dy skuadrave ishin të mëdha dhe tashmë as fanella kuqeblu nuk arrin të rëndojë këmbët e kundërshtarëve. Zyrtarisht në zonën e ftohtë me një pikë më pak se Teuta, Vllaznia është në alarm total. Luftëtari ka krijuar një distancë sigurie prej 7 pikësh dhe koha për shkodranët nuk pret.

Çdo ndeshje deri në fund të sezonit si për Vllazninë ashtu edhe për Teutën do të jetë një finale më vete. Ky sezon mund të sjellë një surprizë të hidhur për Superioren, që rrezikon seriozisht të humbasë një prej skuadrave emblematike të futbollit shqiptar.

Adi METALIU

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...