Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, si autori i plagosjes së një shtetasi një ditë më parë.

Në pranga përfundoi Paulin Paloka, banues në fshatin Juban, Shkodër

“Ndalimi i tij u bë pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpatë) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku mëpas është larguar“, sqaron policia.

54 vjeçari nga fshati Guri i Zi, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.