Ndërsa para pak ditësh Shqipëria u trondit nga krimi i të riut nga Fieri i cili vari ish të dashurën, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vend.

Sonte në mbrëmje në Malësinë e Madhe një burrë ka vrarë gruan me sëpatë.

42-vjeçarja Lumnie Bajrakurti u vra në oborrin e shtëpisë ndërsa policia arrestoi burrin vrasës, Y.B. , për të cilin tha se trajtohej si i sëmurë mendor.