Sigurisht se të gjithë shqiptarëve u intereson e kaluara historike e aq më shumë emri me të cilën përfaqësohen si popull, shkruan Portalb.

Çdo shqiptar e ka obligim kombëtar, por edhe moral që ta mësojë kuptimin e emrit me të cilin quhet ai.

Në vazhdim, Portalb ua sjellë 12 tezat më të popullarizuara nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj për në lidhje me prejardhjen e emrit “shqiptar”.

Teza e parë: Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij, ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402: Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder).

Teza e dytë: Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i, që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.

Teza e tretë: Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e cek një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.

Teza e katërt: Hahn-it shqiptar duhet të jetë një formim më {-ar} prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor *“kuptues, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.

Teza e pestë: Sipas fjalorit të Nikollë Ketës të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Keta. Në të shkruhet ndër të tjera: Albanese: Arbresh, arbënesh, arbnÿr, arbëruar. arbnuer, fem. arbreshë, arbëneshë ecc. Albanese da Scutari fin a Scopia: shqiptar.

Teza e gjashtë: Në mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës, transmeton Portalb.

Teza e shtatë: Gustav Meyeri, fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej, dëgjoj“.

Teza e tetë: Sipas Osman Myderrizit, “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij.

Emri ri shqiptar, që u adoptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë.

Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI-të, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot.”

Teza e Nëntë: SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.

Teza e dhjetë: Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët.

Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”.

Deza e njëmbëdhjetë: Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur ,troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht/ arbër-isht. Po të njëjtën temë e mbron dhe Eqrem Çabej.

Teza e dymbëdhjetë: Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012, sipas tij, etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”.

Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike. Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare.

Teza më e pranuar nga studiuesit: Nga dymbëdhjetë tezave të dhëna më lartë, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me {-ar} prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”.

Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”. /Portalb

Burime:

Çabej, Eqrem, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Tiranë, 1994

Çabej, Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes II, Tiranë, 1976

Çabej, Eqrem, Studime gjuhesore; vell. V. Prishtine. 1975

Demiraj, Bardhyl, “Shqiptarët”, Tiranë, 2010.

Demiraj, Shaban, “Prejardhja e Shqiptarëve nën Dritën e Dëshmive të Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1999

Demiraj, Shaban, Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, 1999

Ismajli, Rexhep, Gjuha shqipe e Kuvendit të Arbënit (1706), Prishtinë, 1985

Kocaqi, Elena, Albanët me famë në mijëvjeçare, Tiranë, 2006

Kocaqi, Elena, Roli Pellazgo-Ilir, Tiranë, 2006

Myderrizi, Osman, Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë në tekstet e vjetra shqipe me alfabet latin e arab – Studime historike nr.4, 1965

Sedaj, Engjëll, Etnonimi arbëresh/shqiptar kontribut për autoktoninë e shqiptarëve, Prishtinë, 1996