11 ATENTATE ME TRITOLNE JANAR, ASNJË NGJARJE E ZBARDHUR NGA POLICIA

Sulmet me eksploziv në vend kanë njohur një rritje drastike këtë fillim viti, duke iu rikthyer shifrave të frikshme të 2014-ës

kur ky fenomen u përhap masivisht dhe solli edhe një përplasje mes Ministrisë se Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

11 shpërthime me tritol janë regjistruar në vend në më pak se 4 javë. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë individë, biznese dhe automjete ndërsa raste të tilla janë regjistruar në disa qytete të vendit.

Rasti më i rëndë është ai i 13 janarit në Shkodër ku përveç shënjestrës së atentatit, nga shpërthimi i fuqishëm i më shumë se 500 gramëve tritol, mbetën të plagosur edhe 7 kalimtarë të rastit.

Po ashtu gjatë muajit të parë të 2018-ës sulmet me tritol janë regjistruar edhe në Fushë-Krujë, Lushnje, Vlorë, Pogradec, Bulqizë dhe Krujë.

Të plagosur nga këto ngjarje të rënda kanë mbetur 10 persona, ndërkohë që policia deri më tani nuk ka zbardhur asnjë rast,

aq më pak të ketë arrestuar ndonjë person të dyshuar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...