Berisha, takim të përzemërt me Princin e Kishës Katolike, Kardinalin Ernest Troshani
14:43, 25/01/2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me Kardinalin Ernest Troshani, një takim që ai e ka përshkruar me ngjyra shumë të ngrohta:

“Një takim i përzemërt me Princin e Kishës Katolike Shqiptare, Eminencën e tij, Kardinalin Ernest Troshani, – tregon Berisha në Fb. – Në këtë takim i shpreha Eminencës së tij, Kardinalit Ernest Troshani, mirënjohjen më të thellë për qëndresën e tij epike gjatë diktaturës, dëshmi e forcës së jashtëzakonshme, e besimit të tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore.

Mesha e çuar në vitin1962 për presidentin e ndjerë Kenedi ishte sfida më dinjitoze ndaj regjimit të diktatorit Enver Hoxha, por dhe një akt me të cilin Princi i Kishës Katolike të Shqipërisë asokohe, Dom Ernest Troshani, nderoi veten, Kishën, kombin dhe mbarë krishterimin.

Vlerësimi nga shenjtëria e tij e veprimtarisë dhe qëndresës gjatë diktaturës komuniste dhe lartësimi i merituar në Kardinal, Princ të Kishës Katolike Shqiptare është një nder i madh për besimtarët katolike dhe mbarë kombin shqiptar.

Në këtë takim të përzemërt me frymë mirëkuptimi diskutuam probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare dhe i urova Kardinalit Troshani, Vitin e Ri dhe jetë të gjatë në shërbim të Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tonë!”

 

SYRI.NET