Djem vrasës dhe vajza që ndezin cigare fshehurazi

Nga Alma Nikolli
Nuk është një gjë e mirë hiç, por në të gjithë botën ndodhin makabritete. Fatkeqësisht. Unë s’e kam parë gjithë botën, ama siç ka ndodhur përherë, e keqja merr dhenë sa hap e mbyll sytë, sidomos tani në kohën e virtualitetit.

Në mediat e huaja lexojmë jo pak herë që fëmijët vrasin prindërit, apo paguajnë njerëz që t’i vrasin për ta, që prindërit përdhunojnë të vegjlit e tyre, që vajzat vrasin të dashurit apo e kundërta. Urrejmë e traumatizohemi dhe duke vijuar rrjedhën e jetës, duke dashur familjarët që kemi në shtëpi, duke qenë të zënë me pagimin e faturave, harrojmë. Harrojmë dhe jetojmë.

Na dhemb më shumë makabriteti në vendin tonë. Për ne, shqiptari është qënia që dhemb apo urrehet më shumë kur vritet apo vret, domosdo. Por nëse në shumë vende të zhvilluara të tilla ngjarje të rënda lidhen me anoramlitete mendore të abuzuesve dhe vrasësve, në Shqipëri në jo pak raste fajtor është mentaliteti.

“Një student infermierie vret studenten e juridikut sepse ajo nuk iu përgjigj dashurisë që ai ndiente për të”. Ndoshta kaq do të mbahet mend nga tmerri që hapi edicionet e lajmeve dje dhe sot, nga dhimbja e përjetshme e dy apo më shumë familjeve.

Paragjykohet shumë si “klishe” shprehja “Nuk e vrau ai, por e vramë ne-shoqëria”, edhe pse për mua këto rreshta përfshijnë shumë të vërteta, per aq kohë sa ka ende prindër që shqetësohen kur lindin vajza dhe përderisa pasuritë modeste familjare u trashëgohen djemve.

Djemtë ende rriten me idenë se mund të kenë çfarë të duan dhe se mund ta arrijnë me çdo mjet, kurse vajzat në jo pak raste vijojnë të bëjnë çfarë duan FSHEHURAZI. E ndezin një cigare në tualet apo banjo dhe e fikin po aty. Ende nuk kanë guximin ta pinë para prindërve. Veç dëmit shëndetësor duhet të shqetësohen edhe për dëmin moral, që zakonisht e përballojnë në mënyrën më të dobët: duke u fshehur.
Vajzaaaaaaaaa, mos u fshihni më, po iu vrasin gjithsesi. Jetoni sa të mundni!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...