Plot 16 vite më parë, në Shqipëri ishte kohë fushate. Jo për zgjedhje parlamentare apo ato të pushtetit lokal. Ishin zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

President në atë periudhë ishte Miço Papadhopulli por futbolli shqiptar dukej qartë se kishte nevojë për ndërhyrje. Dhe njeriu që i parapriu këtyre ndërhyrjeve ishte presidenti i Vllaznisë në atë kohë, i ndjeri Myftar Çela.

Një njeri plot autoritet i cili i propozoi postin e presidentit një miku të tij, pikërisht një të “panjohuri” në fushën e futbollit, biznesmenit Armand Duka. Ky i fundit vërtetë kishte ndjekur disa ndeshje futbolli por nuk ishte tifoz i zjarrtë.

Gjithsesi nga viti 2002 e deri më sot ai ka treguar se jo vetëm e njeh mirë këtë sport por dhe ka bërë shumë për të. U kujtuam për këto zgjedhje, nisur nga publikimi i disa fotove nga i mirënjohuri Ferdinand Hazisllari, pikërisht të zgjedhjeve të atij viti.

Janë foto që tregojnë Myftar Çelën në zgjedhjet e Asamblesë që do të vinte në krye të futbollit shqiptar Armand Dukën.

Njeriu që vazhdon të drejtojë plot sukses këtë Federatë edhe sot.

© shkodrasport.com