Është krahinë në veriun e Shqipërisë ku bëjnë pjesë disa fshatra të thella malore në lartësi të Shkodrës, që nisin nga Vraka-Gril e deri në Han të Hotit.

Janë disa fshatra që frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit si Razma, Boga,Reçi e deri sipër në Lëpushë të Kelmendit.

Në verë mund të shfrytëzohen plazhet ujore si ato të Grilit e Grizhës e deri te turizmi i gjelbër apo i peizazhit dhe ai i bardhë, ose i borës që kap zonat e mbi Shkodrës, Razma, Boga, Zona e Recit, Lepusha, Vermoshi, Selca, Granazhdoli dhe Fush-Zeza, që tani në vjeshtë servirin një peizazh tepër tërheqës dhe mbreslënës, ku mjaft vizitorë ngjiten në këto lartësi dhe e shijojnë atë.

Së shpejti në këto lartësi do të duken turistët e borës dhe të aventurës së lartësive.

Por, në këtë krahinë zhvillohet edhe turizmi Historiko-kulturor.

Ky turizëm ze një vend të rëndësishëm në gjithë hapësirën turistike të Malësë së Madhe. Etnografia e veshjeve të zonës është një befasi mëvete.

Studiuesi i kulturave Ballkanike,Hungarezi Kornidez, që vizitoi këtë krahinë në vitet 1753-1754 është shprehur se: “As palloi, as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave malësore”.

Guidat e sotme turistike,që e kanë kthyer në një biznes professional punën e tyre,dinë ti drejtojnë vizitorët vendas apo turistët e huaj në mjedise tepër të veçanta për tu parë edhe në këto zona të thella.

Një mrekulli natyrore e kësaj zone janë dhe Plantacionet me Gështenja të Reçit,ku vizitori njihet me historikun e tyre, mënyrën e shfrytëzimit sot dhe sigurisht, emocionohet me peizazhin vjeshtor.

Malësia e Madhe mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.