Vijojnë hetimet lidhur me atentatin me eksploziv të 13 janarit në qytetin e Shkodrës ku mbetën të plagosur 8 persona mes tyre është plagosur rëndë dhe Lulzim Kulla.

Shefi i komisariatit Shkoder Hamdi Shullani deklaroi për gazetarët se është bërë kçyrja e kamerave të sigurisë në laboratorin e kriminalistikës Tiranë por “nuk ka ende asnjë detaj mbi autorin që vendosi motoçikletën ne hyrje te godinës dy katëshe, e cila kishte edhe tritolin.

Për ngjarjen po vijojmë hetimet, jemi në bashkëpunim me policine e përgjithshme.”

Momentalisht nuk ka ende asnjë të ndaluar ndërsa shpërthimi i tritolit vendosur në motoçikletë ndodhi paraditen e së shtunës, në momentin kur Lulim Kulla do të hipte në mjetin e tij.

Kulla mbeti i plagosur rëndë nga atentati dhe ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Hetimet vijojnë ndërsa po punohet dhe për identifikimin e pronarit të motoçikletës e cila u nda në dysh nga shpërthimi.