Ende asnjë të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunës, pavarësisht se janë bërë shoqërimi i 9 personave por pa një rezultat.

Hetimi I nisur nga prokuroria dhe policia e Shkodrës është bazuar kryesisht në konfliktet e mëparshme. Por deri më tani pa asnjë rezultat konkret. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë në funksion edhe pse ndodheshin në godinë. Ndërsa nga këqyrja e kamerave të sigurisë në objekteve të tjera është shumë e vështirë të zbardhet ngjarja.

Nga ana tjetër policia ka marrë dëshminë edhe të dëshmitarëve okular të ngjarjes nga të cilët rezulton se një person në moshë të re në ka vendosur motoçikletën në atë zonë dhe është larguar. Sipas dëshmitarëve personi I cili në kokë mbante skafandrin motoçikletën e ka vendosur rreth një orë para se të ndodhte shpërthimi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk rezulton se të ketë pamje të personave në zonë që lëvizin me skafandër në kokë, por ajo që çuditë më së shumti edhe ka vështirësuar punën e hetuesve është mungesa e funksionimit të kamerave të sigurisë të objektit tre katësh në zonë, ku aty ndodhen një sërë objektesh shërbimi.

Nga 9 të shoqëruarit deri më tani nuk ka rezultuar asnjë lidhje me atentatin e telekomanduar.