Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në lagjen Rus të Shkodrës. Nga hetimet e para flitet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një prej godinave dykatëshe që ndhohet në kryqëzimin e kësaj zone.

Eksplozivi duket se ishte vendosur ne hyrje te nje dyqani. Flitet për tre të lënduar dhe nga pamjet e mbërritura në redaksi dëmet janë të mëdha, në godinën dykatëshe.

Tre të lënduarit janë punonjës në këtë objekt. Në këtë godinë ndodhet dhe zyra e shoqatës serbo- malaze.