Shqipëria në vitin 1939/ Fotografi nga gjeografi gjerman Rihart Bush-Cantneri

Albanologu Robert Elsie sjell një galeri me fotografi nga gjeografi gjerman Rihart Bush-Cantneri, të bëra në Shqipëri në vitin 1939

Albanologu shkruan se shkencëtari dhe gjeografi gjerman, Rihart Bush-Cantneri (1911-1942) ishte përkrahës i gjeografisë sociale. Ai studioi strukturat sociale në Shqipërinë jugperëndimore në kohën osmane dhe lidhjet e tyre me zhvillimin e ekonomisë dhe të ngulimeve.

Në vitin 1938 mbaroi doktoraturën në Universitetin e Erlangenit me një disertacion të titulluar “Agrarfassung, Gesellschaft und Siedlung in Südosteuropa unter besonderer Berücksichtigung der Türkenzeit” (Strukturat agrare, shoqëria dhe ngulimet në Evropën juglindore me theks të veçantë mbi kohën osmane), i cili bazohej kryesisht mbi materialin shqiptar. Pak kohë më vonë doli me librin më të përgjithshëm “Albanien: Neues Land im Imperium” (Shqipëria: shtet i ri në perandori), Lajpcig 1939.

Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i vitit 1939, të bëra gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri disa muaj pas pushtimit italian.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Rihart Bush-Cantneri botoi edhe një libër për Bullgarinë, dhe vdiq ushtar në frontin rus në gusht të vitit 1942”, shkruan Elsie.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shqipëria në vitin 1939/ Fotografi nga gjeografi gjerman Rihart Bush-Cantneri

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...