Paralajmërohen prindërit. Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotot e fëmijëve minorenë në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe platforma të tjera sociale jo vetëm që do të detyrohen të heqin fotot por edhe duhet të paguajnë një gjobë. E çfarë gjobe se! Një masë prej 10 mijë eurosh. Kështu ka vendosur gjykata e Romës me një vendim të 23 dhjetorit 2017.

Këtë lojë e ka hapur rasti i një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web, raporton tgcom.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre.

Dhe, përveç kësaj në vendimin e gjykatës së Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve hyjnë gjithashtu në kushtet e ndarjes dhe të divorcit.

Referenca ligjore që çoi në këtë vendim është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij, përveç përjashtimeve. Për të mos përmendur që të miturit gëzojnë mbrojtje më të madhe të dhënë nga Neni 16 i Konventës së 1989 për të drejtat e fëmijës.

© SYRI.net