Vllaznia ka nisur të marrë një fytyrë tjetër dhe fjalët e thëna nga Edi Martini që Ernest Gjokën e solli Valter Fushaj te kuqeblutë po vërtetohen dita ditës.

Në qytetin verior po punojnë për ta përforcuar skuadrën, ndërkohë që pritet maji për të vendosur edhe në lidhje me presidentin e ri të ekipit. Bashkia i ka vënë synim vetes të shesë aksionet e klubit dhe të heqë kështu një barrë të rëndë mbi veten,

si në aspektin financiar, ashtu edhe nga ana e përgjegjësisë, pasi nuk kanë munguar shpesh akuzat.

Fushaj në fakt e ka nisur që tani punën me Vllazninë dhe pritet vetëm që të zyrtarizohet në krye të klubit, kjo në përfundim të sezonit./sportal/