Padyshim që kur sheh këto pamje të krijon vetëvetiu emocion. Besoj jo vetëm për shkodranët dhe tifozët e Vllaznisë por edhe për shumëkënd tjetër. Ka qenë festa e titullit kampion të kuqebluve, në verën e vitit 2001.

Ka qenë titulli i fundit i fituar nga ato. Që atëherë nuk ka patur më festë të tillë. Dhe njerëzit e këtij qyteti në fakt meritojnë më shumë festa të tilla. Sepse mënyra si festojnë ato është e veçantë.

10 minutat e kësaj videoje ekskluzive që ju ofron “SHKODRA SPORT”, janë vërtetë mbresëlënëse. Pavarësisht shumë problemeve që mund të kenë patur ato në familjet e tyre, atë ditë i kanë harruar. Kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit dhe me mënyra nga më të ndryshmet kanë festuar. Një festë që nuk harrohet ende edhe sot, pas kaq shumë vitesh. Mbase pamjet që po ju ofrojmë, shërbejnë për t’i treguar brezit të ri se çfarë do të thotë të jesh tifoz i Vllaznisë.

© shkodrasport.com