Rekord historik: Shqipëria, Afganistani dhe Afrika Perëndimore vendet kryesore të azilkërkuesve

Një rritje historike apo rekord historik, e konsiderojnë sot, të gjithë mediat franceze numrin e azilkërkuesve në Francë në vitin 2017.

Janë gjithsej 100412 azilkërkues, një numër i pa arritur asnjëherë tjetër më parë. Ky numër është rritur me 17 përqind krahasuar me 2016, ose 6,5 përqind më shumë se shifra më e lartë e regjistruar deri më sot. Kurse krahasuar me 2015 që shënonte numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë, kjo shifër është rritur me 22 përqind.

Numri më i lartë të kërkesave për azil është çuditërisht nga Shqipëria…

Franca është një nga vendet e para përsa i përket numrit të azilkërkuesve, por sidoqoftë pas Gjermanisë që në 2017 kishte rreth 200 mijë kërkesa.

Mbi 36 përqind e azilkërkuesve kanë arritur të fitojnë statusin e emigrantit.

Sipas të dhënave të Ofpra, 6,5 përqind ose 7630 është numri i azilkërkueseve nga Shqipëria, numër i cili ka shënuar një rritje me 66 përqind.

Në vend të dytë është Afganistani me 5987 kërkesa, i treti Haiti me 4934, Sudani me 4486, Guinea me 3780.

Përveç 100412 kërkuesve duhet patur parasysh se ekziston edhe një numër tjetër emigrantësh që ende nuk kanë depozituar kërkesën për azil. Ende nuk është saktësuar nëse Franca është vendi i parë i futjes së emigrantëve apo ata vijnë nga një vend tjetër i BE.

© SYRI.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...