Me “makinën e komunizmit” nga Anglia drejt Shqipërisë. Është kjo sfida e dy të djemve, njëri shqiptar e tjetri anglez, të cilët kanë zgjedhur që të përshkruajnë distancën më të gjatë të bërë me një automjet tip Zil 157 që i përket kohës së komunizmit.

Gent Jakupi dhe Rob Gerrish u nisën 2 ditë më parë (5 Janar) nga Bristol i Anglisë dhe destinacion të fundit kanë kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Dy miqtë synojnë që duke përshkruar këtë distancë të largët, me një mjet të vitit 1947, të bëhen pjesë e librit të rekordeve Guinness.

Përgjatë rrugës së tyre, ata tregojnë se udhëtojnë me shpejtësi maksimale 60 kilometra në orë, ndërsa në malore me 20 kilometra në orë.