Pakica serbe dhe malazeze kane festuar Krishtlindjet ne kishen e Vrakes ne Shkoder.
Prifti malazez i kishes ortodokse Radomir Nikçeviq kremtoi meshen e shenjte perpara besimtareve te pranishem. Pas meshes Nikçeviq deklaroi para mediave se vlereson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar per minoritetet. Nikçeviq i pyetur per qendrimin e kishes ortodokse ne Malin e Zi u shpreh se Kosova eshte nje vend i shenjte i Serbise, shkruan panorama.

Kleriku shtoi se ne Kosove Serbia ka shume kisha dhe vende te shenjta. Nikçeviq deklaroi gjithashtu qartazi se Kosova eshte Serbi ndersa beri thirrje per te jetuar ne harmoni duke qene se Ballkani eshte nje vend i bekuar nga Zoti.