Një vajzë 25 vjeçare nga Danimarka, bëhet kurioze të vizitojë këto ditë të ftohta dhjetori lartësitë e Alpeve Shqiptare dhe në veçanti Thethin.

Pasi qëndroi disa ditë në Tiranë, ajo e shpreh këtë dëshirë te miqtë e saj, por ata e këshillojnë që të mos e nis këtë aventurë tani në dimër.

I thanë se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mundësia e arritjes dhe qëndrimit në Theth janë gati të pa mundura.

Ajo sfidon këshillat e miqve të saj dhe niset vetëm për në fshatin turistik të Thethit.

Si itinerar ndoqi Luginën e Dukagjinit,në këmbë, në kushte të vështira të motit me borë dhe arriti destinacionin e saj Thethin.

Vet lugina e Dukagjinit është një itinerar piktoresk në rrjedhën e Drinit që degëzohet me Luginën e Shalës e Shoshës e zgjatet përtej deri në fshatin Theth.

Xenia, një Turiste e Natyrës, vjen posaçërisht nga vendi i saj për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një bukuri natyrore e prezantuar tashmë në të gjithë globin.

Ajo vendos ta bëjë në këmbë këtë udhëtim dhe ia ka dalë.

Por aventura e saj nuk ka përfunduar në Theth, ajo ka kaluar në këmbë Qafën e Valbonës dhe ka

mbërritur në mbrëmjen e Krishtlindjes në Valbonë dhe aty ka festuar me vizitorë të tjerë aventurier të dimrit të ashpër.

Por, vajza aventuriere e natyrës, ka sfiduar akoma duke mos fjetur në dhomat e hotelit por në çadrën e saj portative.

Ky është një shembull i trendit turistik në ditët e sotme që duhet mbështetur dhe konceptuar si një risi me vlera të konsiderueshme ekonomike.

Gjatë shtegtimit, turistja daneze u shoqërua nga ranger i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër Nard Polia./n.l/ /a.g/