Në dy vitet e fundit, ishim mësuar që ceremoninë e shpalljes së “10 sportistëve të mirë të klubit Vllaznia”, ta shihnim në mbledhjet e fundit të vitit të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e fundit e këtij Këshilli për vitin 2017 por në fakt, nuk ka patur një ceremoni të tillë. Arsyeja ka qenë jo diskutimi i temës së rëndësishme të buxhetit, por tjetër gjë. Burime pranë Bashkisë Shkodër bëjnë të ditur se sivjet, është menduar tjetër gjë.

Sportistët më të mirë nuk do të shpalleshin në mbledhjen e Këshillit por në një ambjent tjetër. Kjo do të ndodhë në ditët e para të janarit. Një arsye tjetër pse sivjet është vendosur kështu, ka të bëjë me atë se njëkohësisht me shpalljen e sportistëve të mirë të vitit, do të jetë edhe prezantimi i numrit të parë të revistës “Vllaznia” që Bashkia Shkodër do të nxjerrë së fundi. Kjo është një risi e këtij institucioni por gjithsesi duhet të presim ceremoninë zyrtare për të parë të tjera surpriza që mund të vijnë në ditët e ardhshme.

Shkodra Sport