Këshilli Bashkiak në Shkodër ka miratuar vendimin për dhënien e një ndihme financiare prej 500 mijë lekësh për familjen e Florenc Beqirajt, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë. Vendimi është marrë unanimisht nga Këshilltarët e Bashkisë së Shkodrës.

Florenc Beqiraj ndërroi jetë pak ditë më parë në Francë, pasi mjekët i hoqën aparaturat. Vdekja e të riut shkaktoi reagim të fortë në Shqipëri duke sjellë disa protesta në Tiranë, Shkodër dhe Kukës dhe djegien e flamurit francez.

Autoritetet franceze dhe Ministria e Jashtme shqiptare thanë se Beqiraj tentoi që të vetëvritej, ndërsa familjarët akuzojnë se u dhunua nga gardianët duke përfunduar në koma.