EDI SMAJLAJ: DREJTORI I SPITALIT BËRI DENONCIMIN PËR MUA

Denoncimin ndaj meje e ka bërë drejtori i spitalit. Kështu u shpreh kardiologu edi Smajlaj 5 ditë pas lirimit të tij nga Gjykata e Shkodrës.

Shefi i pavijonit të kardiologjisë hodhi poshtë çdo akuzë që u bë ndaj tij duke thënë se nuk ka bërë mjekim të parregullt ndaj pedagogut Simon Lufi. Kardiologu u shpreh se janë bërë shumë shkelje në arrestimin e tij ndërsa tha se ky moment i shërbeu për të reflektuar ndjeshëm në jetën e tij. 5 ditë pas lirimit të tij nga gjykata e Shkodrës shefi i pavijonit të kardiologjisë në spitalin e Shkodrës Edi Smajlaj deklaroi se akuzat që u lëshuan ndaj tij për mjekim të parregullt për pedagogun Simon Lufi ishin të pabazuara.

Denoncimi tha kardiologu Smajlaj është bërë nga drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Përparim Çela… Në gjithë procesin deri në arrestimin që iu bë fillimisht kardiologu Smajlaj thotë se janë bërë shumë shkelje. Dy ditët në paraburgim kanë qenë të vështira por e kanë ndihmuar për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat ndryshe. Në këtë dalje publike kardiologu Smajlaj falenderoi mjekët që protestuan në mbështetje të tij dhe të gjithë ata që i dhanë kurajo. Edi Smajlaj u arrestua duke u akuzuar për mjekim të paligjshëm për pedagogun Simon Lufi që ishte në masë arresti. Gjykata e Shkodrës e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tij dhe kardiologu Smajlaj u lirua pas asnjë masë sigurie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...